Një tërmet 6.9 ballë u regjistrua në Panama, teksa po luhej dueli mes Atletico Çirikui dhe Universitarios në stadiumin “San Cristobal”.
Ishte minuta e 61-të, kur lëkundjet e fuqishme nisën, teksa zyrtarët u detyruan të ndërprisnin ndeshjen, ndërkohë që futbollistët dhe stafet tekniku u mblodhën në mesin e fushës.
Ndeshja u ndërpre për 30 minuta dhe fatmirësisht rifilloi më vonë pa asnjë pasojë, ndërkohë që tifozët u larguan nga stadiumi të frikësuar.
Për më tepër shikoni videon: