Shirat e dendur goditën rajonet alpine të Austrisë dhe shndërruan në lumenj disa pjesë të Vjenës duke shkaktuar dëme të mëdha.
Përrenjtë morën përpara makinat nëpër vendpushimin e skive St Anton në Austrinë perëndimore.
Ndërkohë, reshjet rekord goditën pjesë të Vjenës në lindje të vendit.
Në distriktin Doebling të Vjenës, zyrtarët regjistruan 110 milimetra shi për metër katror, që meteorologët në Vjenë e kanë cilësuar si një rekord për Gushtin.
Shërbimet e zjarrfikësve në kryeqytet iu përgjigjën më shumë se 450 emergjencave pasi reshjet shkaktuan kaos dhe ndërprenë transportin hekurudhor.
Kancelari austriak, Karl Nehammer shkroi në Platformën X se stuhia shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesë të caktuara të vendit.
Sipas ekspertëve, këto janë përmbytjet më të mëdha që kanë prekur kryeqytetin austriak në 152 vitet e fundit.
LEXO EDHE: Nuk parandalojmë dot fatkeqësitë natyrore por rikuperojmë pasuritë!