Punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë janë duke vazhduar, ku në Lotin 1 ka nisur asfaltimi.
Sipas kryeministrit Rama brenda pak javësh do jetë gati për qarkullimin e automjeteve.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Loti 1 i aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII, ku ka nisur asfaltimi dhe brenda pak javësh do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ky aks është pjesë e Korridorit VIII. Ndërtimi i tijdo të lehtësoj qarkullimin e automjeteve duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.