15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreVIDEO/ Kokrrat e breshërit sa një top tenisi sjellin shkatërrim, 30 të...

VIDEO/ Kokrrat e breshërit sa një top tenisi sjellin shkatërrim, 30 të lënduar dhe 1 viktimë

Bëhet fjalë për një breshër me dimensione jo të zakonshme, me kokrra që kalojnë përmasat e një topi tenisi.

Fenomeni ka ndodhur në zonën katalane të Spanjës, veçanërisht të qytezës La Bisbal de l’Emporda, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, me xhama të thyera të automjeteve, banesave dhe bizneseve, si dhe çati të deformuara.

Sipas autoriteteve katalane, janë rreth 30 personat e lënduara dhe që gjenden në spital, ndërkohë që për një fëmijë vetëm 1-vjeçar, rrëmbimi i breshrit ka rezultuar fatal, duke ndërruar jetë në spital.

Fenomene të tilla kanë goditur disa herë këtë vit edhe vendin tonë.

 

Frutikultura dhe bujqësia janë sektorët e ekonomisë, shumë të rëndësishëm për qindra mijëra familje dhe ekonominë kombëtare, që e pësojnë më së shumti me mundin e muajve dhe viteve të tërë që zhduket në pak minuta.

Ndër zonat që e pësuan më shumë këtë fenomen natyror ishte ajo e Korçës ku u raportua për dëme të mëdha në kulturat bujqësore, frutikulturë e vreshtari.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA për fermerët?

Sigurimet e Bujqësise dhe Blegtorisë

Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Pse Sigurohet?

Ndonjë ngjarje, ndonëse e rrallë, e çon fermerin drejt falimentimit pasi në pak minuta i shkatërron të gjithë investimin.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA , i cili blen rreziqet tuaja duke JU dhënë siguri dhe qetësi. Asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të siguruar.

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)

Cilësinë e prodhimit

Rendimenti i prodhimit

Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

Sigurimet në bujqësi, përvoja e huaj

Tregjet e sigurimeve bujqësore kanë zhvillime të rëndësishme në mbarë botën si rezultat i influencës së shumë faktorëve ndër të cilët përmendim rritjen e kërkesës për prodhime bujqësore, nevojat për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, politikat e zhvillimit dhe të ndikimit të konkurrencës.

Tregjet e sigurimeve bujqësore janë institucione specifike që mbështesin mbrojtjen nga rreziqet. Por sektori bujqësor asnjëherë s’ka mbetur edhe pa vëzhgimin dhe influencën e politikave publike për ta mbështetur me instrumente nxitës dhe politika zhvillimi.

Gjeografikisht nivelin e primeve më të mëdha e zënë SHBA dhe Kanadaja me 62%, vendet aziatike 18%, vendet europiane 17%, vendet e Amerikës Latine 2%, vendet afrikane 1% si dhe Australia dhe Zelanda e Re 1%. Vetëm në Indi gjenden 28 milionë ekonomi bujqësore të siguruara.

Një promotor me tradita ndër më të hershmet në fushën e sigurimeve janë vendet e BE ku spikasin eksperiencat e Francës, Italisë, Spanjës etj. Treguesit evidentojnë se rreth 69% të fermerëve gjermanë përdorin sigurimin e korrjeve, po kështu edhe 59% e fermerëve spanjollë.

Kontributi i bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto

Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit. Në Maqedoninë e Veriut, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%. Në vendet e zhvilluara të BE, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së.

Për këto dhe arsye të tjera, SIGAL UNIQA synon në ndërgjegjësimin e fermerëve për futjen dhe zhvillimin e sigurimeve në bujqësi e blegtori, si një instrument mbrojtës kundër dëmeve që sjellin kosto edhe për ekonominë kombëtare.

DËMTIMET NË AUTOMJETE

Por breshëri shkakton dëme edhe në automjeteduke shkaktuar thyerje të xhamave, që gjithashtu kushtojnë.

A doni të shijoni udhëtimin tuaj, lirinë dhe kënaqësinë që ofron ai pa u shqetësuar nëse gjatë rrugës mund të ndodhë diçka, kur do të ndodhë, sa do të të kushtojë dhe si mund të mbrohesh nga çdo e papritur? Atëherë duhet të zgjidhni Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria.

Ky siguracion mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por edhe gabimet e natyrës!

Rreziqet që mbulon Siguracioni KASKO:

Dëmtime Aksidentale

Thyerja e xhamave

Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Katastrofat Natyrore

Vjedhja

Vjedhja e pjesshme

Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër

Dëmtimi nga akte keqdashëse

Mos i lini asgjë rastësisë! Sigurohuni dhe mos u shqetësoni sa herë bie shi, breshër apo ka stuhi ere.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria. 

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat