Një apartament është shkrumbuar totalisht nga flakët mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, zjarri ka shkatërruar gjithçka brenda apartamentit.
Fatmirësisht flakët nuk shkaktuan dëme në njerëz, ndërsa dëmet materale janë të konsiderueshme.
Të gjithë e kemi dëgjuar fjalën e urtë “Mos luaj me zjarrin”, e cila tregon forcën shkatërrimtare që kanë flakët.
Pavarësisht se mund të mendoni se keni marrë çdo masë paraprake për sigurimin e pronës suaj, të gjithë e dimë që zjarri shpeshherë është i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm edhe për jetët njerëzore.
Mund të jetë një aksident në kuzhinë, tension i lartë elektrik, një pajisje me defekt, apo raste të tjera aksidentale, të cilat e bëjnë të domosdoshme pajisjes me Policën e Sigurimit nga Zjarri.
Ky siguracion zbut pasojat e rënda që mund të ketë një forcë kaq shkatërrimtare duke bërë që në rast dëmi të mos jeni ju ata që paguani por kompania e sigurimit.
Sigurimi nga Zjarri mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
- Zjarrit
- Rrufesë
- Eksplozionit
- Rënies së objekteve fluturuese nga lart, etj.
Nëse dëshironi një mbulim më të plotë, këtij sigurimi mund ti shtohen edhe rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.