24.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO-FOTO/ Situatë alarmante në Shëngjin, zjarret përfshijnë banesa dhe biznese. Evakuohen njerëzit

VIDEO-FOTO/ Situatë alarmante në Shëngjin, zjarret përfshijnë banesa dhe biznese. Evakuohen njerëzit

Në Shëngjin, prej disa orësh, është krijuar një situatë shumë e rëndë për shkak të zjarreve.

Flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga erërat e forta. Deri tani një banesë është djegur, dhjetëra të tjera janë në rrezik në lagjen pranë Portit të Shëngjinit.

Banorëve të lagjes pranë portit u është kërkuar që të largohen nga shtëpitë, pasi pranë ndodhet edhe një karburant me një depozitë gazi prej 5 mijë litrash.

Mbi 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale janë angazhuar për të shuar flakët të cilat thuajse kanë përpirë Shëngjinin.

Deri tani flitet për disa banesa dhe biznese të përfshira nga flakët.

LEXO EDHE: Mos luani me zjarrin! Dy siguracionet më të nevojshme për këdo

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat