Të paktën 5 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur, kur një makinë hyri me shpejtësi skëterrë mes kalimtarëve në një kryqëzim në qytetin kinez të Guangzhou.
Videot e siguruara nga një kamera sigurie tregojnë makinën teksa kalon mbi vijat e bardha dhe hedh në ajër kalimtarët, për t’u larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja.
Autoritetet kineze arritën të ndalojnë drejtuesin e mjetit dhe po hetojnë ngjarjen nëse bëhet fjalë për një aksident apo sulm të qëllimshëm.