17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ E lehtë për kuqezinjtë. Shqipëria mposht 3-0 Lihteshtejnin

VIDEO/ E lehtë për kuqezinjtë. Shqipëria mposht 3-0 Lihteshtejnin

Provë e mirë e Shqipërisë përballë Lihteshtejnin në miqësoren e parë në prag të Kampionatit Evropian.

Kuqezinjtë fituan bindshëm 3-0 përballë një kundërshtari që duhet pranuar ishte modest, gjithsesi Sylvinho mori mesazhet që kërkonte nga futbollistët që ka përzgjedhur për eventin madhor të futbollit, që do të zhvillohet në Gjermani.

Konfirmohet referencë në majën e sulmit Armando Broja, një lojtar me stof elitar, provë shumë pozitive edhe për Arbër Hoxhën në krahun e majtë, me sulmuesin e Dinamos së Zagrebit që u shfaq mjaft dinamik me lojën e tij.

Rikonfirmohet “snajper” i Kombëtares Jasir Asani, që dhuroi një tjetër “perlë” nga repertori i tij, ndërsa Bajrami, në mesfushë, diktoi ritëm dhe fantazi.

Një ndeshje shumë e qetë për lojtarët e mbrojtjes dhe portierin Berisha, për të cilët ky kundërshtar nuk ishte i duhuri për t’u vënë në provë.

Ndeshja e radhës me Azerbajxhanin, më 7 qershor, do të kërkojë një ritëm më të lartë dhe shumë më tepër impenjim nga lojtarët para ndeshjes së parë të Evropianit me Italinë më 15 qershor.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat