Qyteza e Bardonecchia në Torino të Italisë është goditur nga moti i keq me erë të fuqishme e reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në zonë.
Në rrjetet sociale është publikuar një video e frikshme në të cilën duket lumi teksa del nga shtrati dhe përplas ujë e baltë në mes të qytetit, duke krijuar idenë e një cunami balte. Për fat të mirë, kjo ngjarje nuk është shoqëruar me viktima.
Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Piemontes, Alberto Cirio, tha se dëmi ishte kolosal dhe për këtë kishte kërkuar menjëherë ndihmë nga qeveria.