11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO e aksidentit me 21 viktima në Itali. Dyshimet paraprake

VIDEO e aksidentit me 21 viktima në Itali. Dyshimet paraprake

Publikohet momenti i aksidentit tragjik të autobusit me turistë mbrëmjen e djeshme në lagjen Mestre të Venecias, i cili ra nga një urë 10 metra e lartë mbi shinat e trenit dhe shpërtheu, duke vrarë 21 persona, e duke plagosur 15 të tjerë.

Nga pamjet dallohet se para se të dilte nga ura, autobusi lëvizte me shpejtësi të lartë dhe goditi disa mjete të tjera në rrugë ulnin shpejtësinë për shkak të trafikut të ngarkuar.

Kjo ka bërë që dyshimet kryesore mbi shkaqet, hetuesit t’i kenë tek një humbje e vetëdijes nga shoferi, i cili mund të jetë ndjerë keq.

Mundësia e përgjumjes së tij përjashtohet pasi kolegët thonë se 40-vjeçari Alberto Ricoto, i cili humbi jetën në aksident kishte 7 vite që punonte në këtë linjë dhe ishte shofer me eksperiencë të gjatë.

Nuk përjashtohet mundësia e një bllokimi të sistemit të frenimit dhe drejtimit për shkak të ndonjë defekti. Autobusi ishte i ri, elektrik dhe kishte pak kohë që përdorej.

Një tjetër arsye e tragjedisë fatale janë edhe barrierat e dobëta dhe të ulëta të hekurit anash urës, që nuk e përballuan autobusin me një peshë edhe më të madhe se ata të zakonshmit për shkak të baterive.

Mes viktimave të tragjedisë janë edhe 2 fëmijë, njëri i sapolindur dhe tjetri 12 vjeç. Ndërsa mes të plagosurve 5 janë në gjendje të rëndë. Në autobus udhëtonin turistë të huaj, shumica ukrainas, gjermanë, austriakë e spanjollë që shkonin për të vizituar zonën historike të Venecias.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat