5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Do donit një pension të dytë në pleqëri? Ndiqni këshillën e...

VIDEO/ Do donit një pension të dytë në pleqëri? Ndiqni këshillën e moderatorëve të “Fiks Fare”

Fondet e pensioneve vullnetare kanë parë, vit pas viti, rritje të interesit të individëve dhe kompanive, e reflektuar kjo në rritje të vlerës së aseteve.

Benefitet dhe stimujt e ndryshëm fiskalë dhe dëshira për të patur një pleqëri të qetë financiarisht janë dy prej arsyeve që nxisin qytetarët por edhe biznese të ndryshme të zgjedhin këtë formë investimi për veten por edhe për punonjësit e tyre.

Prej këtyre individëve janë edhe dy moderatorët e emisionit “Fiks Fare”, Dori dhe Devi, të cilët kanë zgjedhur të investojnë për të ardhmen e tyre në Fondin e Pensioneve Private, më të madh në Shqipëri, Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL.

Biseda në studio:

Dori: Si ja bëjnë ata të shtëpisë tënde, se kam harruar të të pyes?

Devi: Si si ja bëjnë?!

Dori: Për pensionin…

Devi: Pensionin?

Dori: Po ku del ai pension

Devi: O Dori! Nëse nuk ju del pensioni i parë, kanë pensionin e dytë

Dori: Këtë nuk marrë vesh unë, pensionin e dytë. Se ma ke përmendur edhe një herë. E përmendin të gjithë. Çfarë është pensioni i dytë?

Devi: Ta shpjegoj ty dhe shqiptarëve një herë e mirë. Investoni për veten tuaj, për këtë pensionin e dytë, tek Fondi SIGAL. Aty mund të përfitosh këtë pensionin e dytë.

Ke plot 7 mundësi investimi. Pastaj, larg qoftë, nëse ju ndodh diçka, të gjitha investimet që keni bërë për pensionin e dytë, i kalojnë trashëgimtarëve.

Dori: Super fare! Mrekulli mo burrë…

Devi: Për më shumë informacion, mos harroni www.fondisigal.com.al

Dori: Super fare…

Devi: Duhet ta sigurosh të ardhmen Dori. Por e ardhmja sigurohet vetëm tek SIGAL mo Dor…

LEXO EDHE“Kujdesuni për pleqërinë në rini”/ Ponari: Benefitet e investimin në Fondin SIGAL; Koçi: Normë kthimi rreth 4%

POZICIONI NË TREG

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu i pensioneve private vullnetare ka një total asetesh neto prej 4,584.54 milionë lekë (37.96 milionë euro).

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve rezulton 33,571 anëtarë duke shënuar një rritje prej 8.22% krahasuar me vitin 2020.

Mes katër Fondeve që zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri, fondi që ka fituar më shumë besimin te qytetarët është Fondi SIGAL i cili rezultonte të kishte numrin më të lartë të aseteve duke zenë kështu rreth 45% të tregut.

Me një themel të fortë ligjor dhe kapitalin e duhur, Shoqëria Administruese e Fondit të Pensioneve Vullnetare  “SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA” sh.a krijoi mundësinë dhe një vlerë të shtuar për të gjithë, për ruajtjen e standardit të jetesës në moshën e pensionit.

Përse shqiptarët kanë zgjedhur masivisht Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL?

Ja avantazhet:

Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.

Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private

Mundësia për një alternative të qetë dhe të garantuar në moshën e tretë.

Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.

Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.

Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.

Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.

Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.

Në rastet kur kontributi paguhet në një monedhë tjetër, shuma e paguar konvertohet në monedhën lekë me kursin zyrtar të konvertimit valutor, të asaj dite kur bëhet pagesa.

Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj.

Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.

Ju pajis me Kartën e Anëtarësimit që në momentin e nënshkrimit të kontratës.

Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.

Investimet e Fondit bëhen në instrumenta me kredibilitet të fortë, të llojeve dhe karakteristikave të ndryshme dhe mbi bazën e parimit të ruajtjes së nivelit të mjaftueshëm të likuiditetit.

Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e:

1) Pension Pleqërie të Parakohshëm; 2) Pension Pleqërie; 3) Pension Invaliditeti; 4) Pension familjar;

Masa e pensionit do të varet nga shuma e kontributit të përmuajshëm që ju do të vendosni për të kontribuar dhe nga investimi i tij.

Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.

Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.

Mbikëqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/

Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vepron me integritet, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.

Për çdo pyetje apo paqartësi:

Adresa: Rruga Ukraina e Lirë, në krah të Ambasadës së Kosovës

E-mail: [email protected]

Orari: E hënë – e premte: 08:00 – 16:30

E Shtune: 09:00 – 12:00

Mos harroni! Çdokush që dëshiron, mund të marrë një konsultim falas nga specialistët e Fondit SIGAL.

Koha për të investuar është tani. Me Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat