19.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Capital T publikon këngën zyrtare të Kombëtares për "Euro 2024"

VIDEO/ Capital T publikon këngën zyrtare të Kombëtares për “Euro 2024”

Ditën e djeshme,, këngëtari i mirënjohur kosovar Capital T, ka publikuar këngën që do të ndjekë Kombëtaren shqiptare të futbollit në rrugëtimin e saj në ‘EURO 2024’.

Kënga titullohet “ALBANIA”, dhe është hera e parë për këtë këngëtar që bën një këngë të personalizuar për Kombëtaren tonë.

Kuqezinjtë e Sylvinhos do të zhvendosen sot në Graz të Austrisë, ndërsa dje kryen seancat e fundit stërvitore në Shqipëri.

Më 3 qershor Kombëtarja luan miqësoren kundër Lihtenshtejnit, ndërsa më datë 7 kundër Azerbajxhanit. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Hungari.

LEXO EDHE: Numrat që kanë zgjedhur futbollistët e Kombëtares për Euro 2024

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kundër kampionëve në fuqi të Europës, Italisë, më 15 qershor. Sfida do të luhet në orën 2:00,, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.

Katër ditë më pas, më datë 19 qershor, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”, ora 15:00.

Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor, në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

LEXO EDHEBashkëpunimi SIGAL UNIQA-FSHF/ Duka: Nuk mund të gjejmë partner më të mirë; Ponari: I kënaqur dhe krenar!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat