20.5 C
Tirana
Saturday, September 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Breshëri shkakton dëme të mëdha në fshatrat e Kolonjës, bujqësia mbetet...

VIDEO/ Breshëri shkakton dëme të mëdha në fshatrat e Kolonjës, bujqësia mbetet nën mëshirën e motit

Teksa pjesa më e madhe e vendit po përjeton temperatura të larta, në prej fshatrave të bashkisë së Kolonjës janë regjistruar reshje të dendura shiu dhe breshëri.

Intensiteti me i larte i breshërit ka qënë në fshatin turistik të Rehovës si dhe fshatrat e tjerë rrëzë pllajës se malit të Gramozit.

Burime të siguruara në fshatin Rehovë bëjnë të ditur se reshjet e shiut shoqëruar me breshër kanë vazhduar për mbi 30 minuta, breshër që mësohet se ka shkaktuar dëme të shumta në të mbjellat në veçanti në vreshtari aq sa në këtë fshat dëmi ka shkuar në masën 80%.

Prani breshëri ka patur edhe në disa fshatra të fushës së Korçës por nuk ka shkaktuar dëme serioze.

SIGURIMI I BUJQËSISË

Ngjarje të tilla janë shembulli i rreziqeve të mëdha me të cilat përballet vazhdimisht bujqësia kryesisht.

Kur nuk është breshëri, mund të jetë përmbytja, ngrica, thatësira apo zjarri.

Arsyeja pse fermerët shqiptarë janë veçanërisht të ekspozuar ndaj dëmit ekonomik është mungesa, thuajse totale, e sigurimeve në bujqësi.

Bujqësia është një sektor me rrezik shumë të madh, sepse është e ekspozuar ndaj faktorit natyror dhe faktorëve të tjerë, si sëmundje, parazitë, që e bëjnë këtë sektor shumë të brishtë dhe të ndjeshëm.

Një tjetër problem është fakti se, politika vazhdon të ushqejë mentalitetin se në rast fatkeqësie, është shteti që paguan.

Kjo nuk është e drejtë moralisht, sepse barra bie mbi taksapaguesit, por edhe jep një mesazh të gabuar, duke mos nxitur krijimin e një kulture sigurimi.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA

Kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që ofron Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë.

Çfarë siguron kjo policë?

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Pse sigurohet?

Një ngjarje e papritur, ndonëse e rrallë, e çon fermerin drejt falimentimit pasi thith të gjithë fondet.

Mos përballimi i disa humbjeve sidomos vitet e para. Në periudha të vështira financiare preken fondet rezerve duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tuaj.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA , i cili blen rreziqet tuaja duke ju dhënë siguri dhe qetësi.

Por mos harroni! Nëse fermat janë të certifikuara me “GLOBAL G.A.P” atëherë tek SIGAL UNIQA do të gjeni çmime 50% më të ulta në krahasim me rrezikun që kompania e sigurimit merr përsipër.

Certifikimi Global G.A.P (Good Agricultural Practice) në bujqësi është një standard ndërkombëtar për praktikat e mira bujqësore.

Ky certifikim siguron se fermerët dhe prodhuesit e ushqimit ndjekin standarde të larta në prodhimin e ushqimit, duke përfshirë mënyrat e prodhimit, trajtimin e bimëve dhe kafshëve, menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, si dhe aspektet sociale dhe mjedisore të prodhimit.

“Global G.A.P” është një mjet për të siguruar që ushqimi është prodhuar me kujdes dhe në përputhje me kërkesat e tregut ndërkombëtar duke ndihmuar prodhuesit të hyjnë në tregjet ndërkombëtare, duke treguar se prodhimi i tyre është i sigurt dhe i cilësisë së lartë.

Asnjëherë nuk do të jemi të sigurtë pa qenë të siguruar. Bota ka mbi 300 vjet që siguron gjithçka dhe kjo është ajo që duam dhe duhet të arrijmë.

Për të marrë një ofertë, shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat