Pavarësisht humbjes 2-1, Nedim Bajrami hyri në histori teksa shënoi ndaj Italisë golin më të shpejtë smnë të gjitha Europianet.
Vetëm 23 sekonda i mjaftuan mesfushorit shqiptar për të tundur rrjetën axurre duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve shqiptarë anë e mbanë botës.
Tashmë Bajrami kryeson listën, teksa në vend të dytë ndodhet rusi Dmitri Kiriçenko, i cili shënoi pas 1 minute e 5 sekonda në ndeshjen Rusi-Greqi të vitit 2004, në podium gjithashtu ndodhet edhe Emil Foresber, i cili në Europianin e vitit 2021 shënoi ndaj Polonisë pas 1 minute e 22 sekonda.
LISTA E PLOTË:
00:23 – Nedim Bajrami (Shqipëri-Itali 15 Qershor 2024)
01:05 – Dmitri Kirichenko (Rusi-Greqi 20 Qershor 2004)
01:22 – Emil Forsberg (Sued-Poloni 23 Qershor 2021)
01:39 – Yussuf Poulsen (Danimarkë – Belgjikë 17 Qershor 2021)
01:40 – Robert Lewandowski (Poloni – Portugali 30 Qershor 2016)
01:57 – Luke Shaw (Angli – Itali on 11 Korrik 2021)
01:58 – Robbie Brady (Republika e Irlandës-Francë 26 Qershor 2016)
02:08 – Sergei Aleinikov (BS – Angli 18 Qershor 1988)
02:14 – Alan Shearer (Angi-Gjermani 26 Qershor 1996)
02:14 – Petr Jirácek (Rep.Çeke-Greqi 12 Qershor 2012)