Disa njerëz u plagosën kur më shumë se 100 makina u përplasën me njëra-tjetrën në një ndër autostradat kryesore të qytetit kinez Suzhou.
Siç raportojnë mediat në Kinë, aksidenti ka ndodhur për shkak të kushteve ekstreme të motit, që kanë krijuar shtresa të mëdha akulli në asfalt.
Pamjet në rrjetet sociale tregojnë disa makina njëra mbi tjetrën në autostradë.
Xhamat dhe pjesë të tjera makinash mund të shihen po ashtu të shpërndara gjithandej.