Një furgon mallrash ka përfunduar në lumin Shkumbin paraditen e sotme, por shoferi ka shpëtuar mrekullisht.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur “Tunelet e Paprrit”.
Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, furgoni ka devijuar nga rruga duke rënë në lumë.
Ditët e fundit ka patur një shtim të aksidenteve rrugore ku fatkeqësisht nuk kanë munguar as viktimat dhe as të plagosurit.
Për 6 muajt e parë të vitit, në Shqipëri kanë ndodhur 767 aksidente, me një rritje prej 46.3% në krahasim me janar-qershor të një viti më parë.
Në të njëjtën linjë janë rritur dhe të dëmtuarit teksa janë mbi 1 mijë persona që kanë pësuar një dëmtim ose rreth 45% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 92,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
LEXO EDHE: Këmbanat e aksidenteve rrugore po bien më fortë në Shqipëri/ Përse duhet të sigurohemi?