20.5 C
Tirana
Saturday, September 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident i rëndë ku u përfshinë 4 automjete ka ndodhur sot në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Dy prej makinave kanë përfunduar me dëmtime të mëdha në dy trotuaret e rrugës. Por pavarësisht përplasjes shumë e fortë, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.

Shkak i aksidentit dyshohet paraprakisht lëvizja e gabuar e një prej makinave.

Makina tip “Volksvagen Caddy” ka dalë nga një lavazh dhe i ka prerë rrugën makinës “Audi”. Shoferi i kësaj të fundit ka tentuar të devijojë përplasjen dhe është aksidentuar me dy makinat e tjera që i kishte në drejtim të kundërt.

Si pasojë e përplasjes dy makinat, “Audi” dhe “Opel” kanë përfunduar në dy trotuaret e rrugës me dëmtime të mëdha.

LEXO EDHE: KASKO, mbrojtje e plotë për makinën në çdo rrugë dhe në çdo situatë

LEXO EDHE: Me ju në çdo km/ Udhëtoni pa shqetësime me “SIGAL UNIQA AutoSOS”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat