Në të gjitha qarqet e Shqipërisë, tregu i sigurimeve vazhdon të dominohet nga jo-jeta.
Nga totali prej 22.8 miliardë lekësh i primeve të shkruara bruto në të gjithë vendin, rreth 21 miliardë lekë ose gati 92% të shumës së përgjithshme e zënë sigurimet e jo-jetës, ndërsa 1.8 miliardë ose thuajse 8% të totalit të primeve e përbëjnë sigurimet e jetës.
Por, a po sigurohen më shumë shqiptarët?
Nëse shohim tendencën e tregut të sigurimeve në dy vitet e fundit, mund të thuhet se qarku i Korçës ka pasur rritjen më të madhe në vlerën e primeve të shkruara bruto, një rritje me thuajse 24%, ndjekur më pas nga Vlora me 20%.
Nga ana tjetër, dibranët janë të vetmit që kanë regjistruar një bilanc negativ, pasi po sigurohen gjithnjë e më pak. Qarku i Dibrës ka shënuar një rënie me 2.8% për sa i përket primeve të shkruara bruto të jo-jetës.
Ndërkohë Berati është qarku me shpenzimet më të ulta për frymë për sigurime, me vetëm 2,995 lekë gjatë vitit 2023.
Shpenzimi për frymë për sigurime, sipas qarqeve, për vitin 2023:
Berat – 2,994,91 Lekë/frymë
Dibër – 3,435,99
Durrës – 7,354,26
Elbasan – 4,080,26
Fier – 4,279,91
Gjirokastër – 6,956,64
Korçë – 6,527,69
Kukës – 3,243,75
Lezhë – 4,774,78
Shkodër – 5,620,67
Vlora – 7,059,67
Tirana – 18,878,40
SHQIPËRIA – 9,526.16