13.5 C
Tirana
Wednesday, January 7, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVështirësi lundrimi dhe rrezik për mallin në transport, çfarë duhen ditur nga...

Vështirësi lundrimi dhe rrezik për mallin në transport, çfarë duhen ditur nga siguracionet?

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar për ndryshime në lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së 4 janarit 2026.

Sipas njoftimit zyrtar të autoritetit, një nga dy tragetet e planifikuara për nisje drejt Barit nuk arriti të lundrojë për shkak të motit të keq. 

Nga ky rast morëm shtysë për të ngritur dy pyetje, përgjigjja e të cilave do t’u vinte shumë në ndihmë subjekteve të mëdha tregtare.

Çfarë duhet ditur nga siguracionet, nëse përgjatë lundrimit në kushte të vështira, malli në transport detar dëmtohet aksidentalisht?

Çfarë duhet të njohin subjektet tregtare, në mënyrë që dëmi aksidental përgjatë transportit, qoftë vijë detare, ajrore apo rrugore, të mos cënojë marrëdhëniet e tyre me klientin dhe as ecurinë financiare të sipërmarrjes?

Në SIGAL Insurance Group ofrohet sigurimi vullnetar i mallit gjatë transportit, që për një mbulim bazë, siguron të gjitha dëmet ose humbjet fizike të shkaktuara nga çfarëdo ngjarje e paparashikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastësishme.

Ky sigurim nis nga 0.12% e shumës së siguruar si prim sigurimi.

Për vetëm 120 euro, mund të sigurohet deri në vlerën 100 mijë euro të mallit në transport.

Në rreziqet e mbuluara, me kërkesë të klientit, mund të përfshihen edhe dëmet dhe humbjet e shkaktuara nga zjarri dhe eksplozioni, aksidentet e mjeteve të transportit (përplasjet, fundosjet, nxjerrjet në breg ose në cektinë, përmbytjet dhe dalja nga binarët), shpenzimet për shkarkimin e mallit në portet e fatkeqësive, humbjet ose dëmtimet e mallit gjatë sakrificës në avari të përgjithshme ose hedhjes së mallit në det, shpenzimet për shpëtimin e ngarkesës, kontributi dhe pjesëmarrja e mallit në avarinë e përgjithshme, si dhe dëmet e shkaktuara nga forcat natyrore si tërmeti, shpërthimi vullkanik, rrufeja, rënia e ujit mbi bordin e anijes dhe rënia totale e pakove të veçanta gjatë operacioneve të ngarkim-shkarkimit.

Me një sigurim të tillë, subjektet tregtare mund të presin me qetësi çdo avari lundrimi apo transporti, duke e ditur se malli i tyre është i mbrojtur financiarisht nga çdo rrezik i paparashikuar gjatë transportit, pa cenuar marrëdhëniet me klientët dhe stabilitetin financiar të biznesit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat