Verisk Specialty Business Solutions, pjesë e ofruesit të analizës së të dhënave dhe teknologjisë Verisk, ka projektuar dhe ka nxjerrë së fundmi në tregun anglez të sigurimeve një platformë për nënshkrimin e policave.
Verisk Specialty Business Solutions tha se teknologjia ishte e shkallëzueshme dhe se aktivizimi me API do të thotë që ajo mund të integrohet me sistemet ekzistuese të siguruesve dhe risiguruesve.
Specialty re/insurer IQUW është operatori i parë që do të zbatojë këtë platformë.
Tim Rayner, president i Verisk Specialty Business Solutions, e konsideroi këtë hap sit ë rëndësishëm drejt transformimin digjital.
Platforma e re e Verisk SBS është ndërtuar posaçërisht si një zgjidhje moderne dhe e freskët, duke u ofruar siguruesve infrastrukturën digjitale strategjike që u nevojitet për të rritur efektivitetin e nënshkrimit, për të thjeshtuar proceset kritike dhe për të mprehur avantazhin e tyre konkurrues.
“API enablement” do të thotë aktivizimi ose mundësimi i përdorimit të API-së (Application Programming Interface) në një sistem ose platformë.
Në kontekstin teknik, kjo do të thotë që një platformë apo software është ndërtuar ose përmirësuar në mënyrë që të lejojë lidhje dhe shkëmbim të të dhënave me aplikacione të tjera përmes API-ve.