Vera ka sjellë një rritje të infeksioneve respiratore.
Sipas mjekëve, në 90 % të rasteve, infeksionet respiratore në Shqipëri janë Covid, ndryshe nga një vit më parë.
Megjithatë simptomat janë të lehta.
Fabiola Gjona, mjeke: Ditët e fundit vihet re një fluks i pacientëve, disa prej tyre paraqiten me simptoma të prekjes së traktit të sipërm respirator, siç janë temperaturë, kollë e thatë, djegie fyti, ndërsa të tjerë me simptoma të traktit gastrotestinal. Ajo që vihet re është rritja e pacientëve me Covid pozitiv.
Për shkak të mbivendosjes së simptomave, mjekët thonë se në shumicën e rasteve, pacientët e ngaterrojnë me një virozë të thjeshtë.
Fabiola Gjona, mjeke: Paraqitet me simptoma të lehta, dhimbje muskulare, djegie fyti, kollë temperaturë dhe zgjatin 4-5 ditë.
Pak ditë me parë, edhe OBSH deklaroi rritje të rasteve me Covid në të gjithë botën. Në Europë, 20% e testeve rezultojnë pozitiv. Shkallë të tillë të larta të qarkullimit të infeksioneve në muajt e verës janë atipike për viruset e frymëmarrjes, të cilat priren të përhapen kryesisht në temperatura të ftohta.
Këtë vit në Shqipëri edhe infeksionet respiratore janë paraqitur 20-30 % më të larta në krahasim me një vit më parë.
LEXO EDHE: Shqiptarët po preferojnë më shumë Kartat “SIGAL” për të marrë shërbime në spitalet më të mira