11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVera po vjen/ Policia Kufitare nis “skanimin” në det, koha për sigurimin...

Vera po vjen/ Policia Kufitare nis “skanimin” në det, koha për sigurimin e mjeteve lundruese

Me përmirësimin e motit, çfarë ka rgjallëruar plazhet, strukturat e Policisë kanë intensifikuar kontrollet në det e tokë ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike.

Gjatë fundjavës, Policia Kufitare e Vlorës u përqëndrua në sektorët: Triport – Kepi i Gjuhëzës, Shën Jan – Shën Vasil, ku janë kontrolluar 12 mjete lundrimi për peshkim, 28 mjete lundurimi për argëtim, si dhe 19 mjete lundrimi turistike.

Një mjet lundrues argëtimi u bllokua pasi përdoruesi i tij nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Kontrollet paralajmërohet se do të intensifikohen më shumë në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë detare me qëllim zbatimin e ligjshmërisë nga poseduesit dhe përdoruesit e këtyre mjeteve lundruese.

Verën e kaluar në brigjet shqiptare u shënuan disa ngjarje të rënda të shkaktuara nga drejtuesit e mjeteve lundruese, ku më tragjikja ishte ajo e vdekjes së një fëmijë 5 vjeçar në plazhin e Potamit, pasi u përplas nga një gomone që drejtohej nga ish efektivi i policisë Arjan Tase.

TASHMË ËSHTË KOHA PËR TË SIGURUAR MJETET LUNDRUESE

Njësoj si me automjetin, për të cilin Policia Rrugore kërkon Siguracionin TPL, e njëjta gjë vlen edhe për mjetet lundruese.

Ligji nr. 10076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, detyron poseduesin e mjetit lundrues që ta pajisë atë me një policë sigurimi të përgjegjësisë ndaj palëve të treta, që mbulon aksidentet dhe ngjarjet e papritura gjatë lundrimit.

Nëse po kërkoni kompaninë e duhur të sigurimit, mos harroni se SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja në Shqipëri, përfaqësuese e një klubi P&I, siç është gjigandi “Raetsmarine-Holland”.

SIGAL UNIQA gjithashtu ofron edhe Sigurimin KASKO në marinë, përmes Brokerit të Lloyd’s Thomposon Heath & Bond Ltd.

BLINI TANI, ONLINE, PAKETËN E SIGURIMIT MVL – Sigurimi i Detyrueshëm i Mjeteve Lundruese (skafave, yachtet, motobarkat) për përgjegjësinë ndaj palëve të treta:
Mos lundroni pa patur të siguruar mjetin tuaj lundrues sado i vogël qoftë ai pasi dëmi mund të jetë shumë i madh.
Për më shumë informacione shkruani në:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat