Me rritjen e temperaturave dhe afrimin e stinës së verës numri i qytetarëve që frekuentojnë detin Adriatik dhe Jon do të rritet çdo ditë e më tepër.
Çdokush nga ne do të donte që gjatë pushimeve në det të kishte një mjet lundrues, qoftë barkë, motor uji apo edhe jaht. Po nuk duhet harruar fakti se, rrugët detare mbartin rreziqe të mëdha, njësoj si rrugët tokësore dhe dëmet mund të jenë katastrofike.
Askush nga ne nuk duhet të drejtojë një mjet lundrues pa patur të siguruar mjetin e tij, sado i vogël qoftë ai.
SIGAL UNIQA Group Austria është partneri juaj ideal i sigurimeve teksa është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri, përfaqësuese e një klubi P&I siç është gjigandi “Raetsmarine-Holland”.
SIGAL UNIQA ofron shërbim të plotë dhe kompleks, Hull, që do të thotë mbulim i humbjes apo dëmtimeve të mjeteve tuaja dhe P&I që do të thotë dëmet që u shkakton palëve të treta.
SIGAL UNIQA Group Austria ofron mbulime të specializuara për:
- Anijet e transportit të mallrave (cargo) dhe ato të peshkimit;
- Jahte (Pleasure Crafts)
- Motor Uji (Jet)
- Çdo tip motoskafi
Përgjegjësi ndaj palëve të treta dhe Sigurimi KASKO Marine
Sigurimi P&I Marine mbulon përgjegjësinë ndaj çdo dëmi të shkaktuar palëve të treta gjatë lundrimit me mjetin e siguruar
Sigurimi HULL Marine mbulon me sigurim çdo përgjegjësi e dëm të klientit pavarësisht kush është fajtori.
BLINI ONLINE në www.sigal.com.al PAKETËN E SIGURIMIT MVL – Sigurimi i Detyrueshëm i Mjeteve Lundruese (skafeve, yachte, motobarka) për përgjegjësinë ndaj palëve të treta.
Për çdo pyetje mund të shkruani në Whatsapp 0686062829 ose E-mail [email protected].
Specialistët e Sigurimit Të Marinës do t’ju ndihmojnë të përcaktoni policën që ju nevojitet dhe i përshtatet më mirë mjetit dhe aktivitetit tuaj.
Lundroni të sigurt me SIGAL UNIQA Group Austria.