5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVera po afron/ Mungesa në mjete dhe personel, Juglindja e dobët ndaj...

Vera po afron/ Mungesa në mjete dhe personel, Juglindja e dobët ndaj emergjencave të zjarreve

Si në raste të reshjeve të dendura të dëborës në dimër, ashtu edhe në rastet e zjarreve gjatë stinës së verës, bashkitë e juglindjes janë në vështirësi serioze për të përballuar situata të tilla.

Vështirësitë janë që nga mangësia e mjeteve borëpastruese dhe zjarrfikëse, aq edhe nga numri i personave të punësuar për përballimin e emergjencave të tilla.

Kjo problematikë u parashtrua edhe gjatë takimit mes prefektit të qarkut të Korçës, drejtorit të agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile dhe kryetarëve të bashkive të juglindjes.

Këto problematika pritet t’i parashtrohen Ministrisë së Brendshme dhe asaj të financave nga kreu i emergjencave civile.

Qarku i Korçës, vitin e kaluar, është përballuar me situata të emergjencave civile, kryesisht në zonat e thella malore, ku jo pak herë rrugët rurale kanë qenë të bllokuara nga reshjet e dëborës dhe situata nga zjarret ka qenë e rëndë për shkak të terrenit malor dhe pamundësisë të mjeteve për të shkuar në vendngjarje.

Rreziku nga zjarri gjatë verës / Çfarë duhet të bëjmë?

Vera po vjen me shpejtësi dhe me të po shfaqen raste të zjarreve siç po ndodh në Greqi. Kjo sjell rrezik për të gjithë ne. Në këto momente të vështira, ndjenjat e pasigurisë dhe panikut rikthehen, duke sjellë dëme të mëdha për qytetarët dhe duke shtuar barrën për qeverinë për të kapërcyer situatat e vështira.

Këto ngjarje shkaktojnë dëme financiare të konsiderueshme, me miliona euro të humbura, që në fund të fundit do të paguhen nga qytetarët.

Në këtë situatë, është e rëndësishme të marrim masa.

Fatmirësisht, SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, ka resurse të mjaftueshme për të siguruar financiarisht qytetarët dhe bizneset, por shpesh mungon dëshira për të marrë këto masa sigurie, me disa qytetarë që mbeten indiferentë.

Gjithashtu, duhet të kuptojmë se kostoja e sigurimit mbetet relativisht e ulët, veçanërisht në një kohë kur çmimet e pronave rriten vazhdimisht.

LEXO EDHE: “Fluturojnë” çmimet e apartamenteve në Tiranë, shtrenjtohen deri në 30% brenda një viti. Kryeson periferia

Si qytetarë, ne duhet të kthehemi tek përgjegjësia individuale dhe të marrim masa për të ruajtur sigurinë tonë financiare. Është koha për të hequr dorë nga mentaliteti i vjetër komunist dhe të kërkojmë zgjidhje në rrugë individuale dhe në bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve, siç bëhet në shoqëritë e zhvilluara.

Duke vepruar kështu, ne do të jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, të cilët nuk janë të detyruar të mbështeten në ndihmën e shtetit për çdo problem.

Duke patur një policë sigurimi, ne krijojmë për veten një mjedis të sigurt dhe dinjitoz, pa u varur nga ndihma e shtetit për rikuperimin e dëmit në raste të emergjencave.

Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

Ose blijeni Online në pak minuta në www.sigal.com.al

Siguroni pronën sepse të sigurosh pronën do të thotë të mbrosh të ardhmen!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat