Evropa po përgatitet për një tjetër verë të nxehtë, pasi në Gjermani dhe vendet nordike priten temperatura jashtëzakonisht të larta javën e ardhshme.
Qytetet në të gjithë kontinentin po përgatiten të përshtaten për nxehtësinë ekstreme.
Deri tani janë regjistruar 11 muaj rekord të të nxehtit dhe temperaturat e sipërfaqes së ujit në Atlantikun e Veriut janë rritur në nivelin më të lartë në të paktën 40 vjet.
Meteorologia Tamsin Green, shprehet se qershori, korriku dhe gushti do të jenë mbi mesataren për sa i përket temperaturës.
Sipas saj, ka të ngjarë të ketë pika të nxehta në Evropën Jugore dhe Lindore.
Evropa Perëndimore mund të regjistrojë reshje mesatare në qershor, më pas reshje mbi mesataren për Evropën Jugore në korrik, por kushte më të thata në Lindje. Gushti, shton ajo, mund të jetë më i thatë për pjesën më të madhe të kontinentit.
Evropa po ngrohet më shpejt se mesatarja globale.
Megjithatë, ka një faktor që luan një rol të madh në stinën e verës gjithnjë e më të ngrohtë të kontinentit dhe ky është ndryshimi i klimës.
LEXO EDHE: Vera po afron/ Mungesa në mjete dhe personel, Juglindja e dobët ndaj emergjencave të zjarreve