Mbi 500 raste me dëmtime trupore paraqiten në vit te Spitali i Traumës duke kërkuar ndihmë mjekësore nga aksidentet me monopatinë elektrike.
Rritja ruan progresivitet me rritjen e përdorimit të mjeteve monopatinë elektrike.
Këto mjete, përveçse koston e dëmeve në shëndet, kanë edhe një kosto të lartë dëmi ekonomik kur përplasen me mjete të tjera.
Thyerja e një xhami apo e një pasqyre, apo shtrembërimi i një dere, kur mjetet janë të parkuara, regjistron dëme të shumta pa autor dhe të pambuluara nga asnjë siguracion, që shkojnë deri në mijra euro.
Këto fatura, duke qenë të pambuluara në sigurim, mbulohen nga qytetarët. Mjetet, duke qenë të paidentifikuara, largohen nga vendngjarja.
Dëme të tilla në rrugët e Tiranës dhe të Shqipërisë regjistrohen çdo ditë. Vetëm mjetet e siguruara me siguracionin KASKO, të cilat nuk janë aq të shumta, mbulohen nga këto lloj dëmesh.
Për dëmet e shumta në përdorues, por edhe faturën e lartë ditore që kanë me aksidentet në mjetet e parkuara nga përdorimi i papërgjegjshëm, BE prej kohësh ka filluar të aplikojë siguracionin e detyruar për këto mjete:
Suedia
Në dhjetor të vitit 2023, sigurimi i përgjegjësisë civile për automjetet motorike është i detyrueshëm për monopatinët elektrikë nëse: shpejtësia maksimale e dizajnuar kalon 20 km/h, ose nëse mjeti elektrik është projektuar për një shpejtësi maksimale mbi 14 km/h dhe peshon më shumë se 25 kg.
Në Suedi certifikata e sigurimit duhet të mbahet gjithmonë me vete gjatë përdorimit të monopatinës.
Norvegjia
Që nga viti 2023, sigurimi i përgjegjësisë civile është gjithashtu i detyrueshëm për monopatinët elektrikë privatë.
Holanda
Sigurimi i palës së tretë është i detyrueshëm për monopatinët elektrikë.
Një sticker sigurimi duhet të vendoset në monopatinë.
Nuk ka nevojë për regjistrim të veçantë apo targë.
Gjermania
Monopatinët elektrikë duhet të jenë të mbuluar me sigurim.
Një sticker sigurimi, i vlefshëm për 12 muaj, duhet të vendoset në monopatinë.
Në rast aksidenti, sigurimi i palës së tretë mbulon dëmet për palët e treta.
Sigurimi mund të merret vetëm nëse monopatina ka leje të përgjithshme për përdorim në rrugë (“Allgemeine Betriebserlaubnis, ABE”).
Nëse monopatina është për tregun gjerman, duhet që ABE-ja të jetë pjesë e dokumenteve të makinës.
Në mungesë të ABE-së, monopatina nuk mund të përdoret në trafikun rrugor.
Franca
Në Francë, përdoruesit e monopatinëve elektrikë duhet të kenë sigurim të përgjegjësisë ndaj palës së tretë.
Në këtë mënyrë, çdo shtet ka rregullat e veta specifike për sigurimin e monopatinave elektrikë, duke reflektuar ndryshimet ligjore dhe kërkesat kombëtare. Përdoruesit duhet të njohin dhe respektojnë rregullat në vendin ku qarkullojnë.
A do të jetë siguracioni i detyruar njera nga masat që Ministria e Brendshme po përpunon përsa u takon monopatinëve elektrikë? Kjo mbetet për t’u pare. Përvoja perëndimore na shtyn të mendojmë që po.