14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVdes turisti austriak në Korçë, ishte akomoduar në një hotel të qytetit

Vdes turisti austriak në Korçë, ishte akomoduar në një hotel të qytetit

Një turist austriak ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në spitalin e qytetit të Korçës, ku ai ishte dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore.

Mësohet se, i moshuari nuk ishte ndier mirë rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku kishte shfaqur probleme kardiake, ndaj ishte dërguar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.

Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar. Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale“, njofton Policia e Korçës.

LEXO EDHE: Mirë se vini në Shqipëri/ SIGAL ONLINE, siguracionet që ju nevojiten në celularin tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat