Ndryshimet klimatike dhe valët e të nxehtit të këtyre viteve kanë rritur numrin e vdekjeve në botë.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer nga Melbourne University në Australi mbi ndikimin e valës së të nxehtit në vdekshmëri gjatë periudhës 1990– 2019, kryesisht gjatë ditëve të nxehta.
Temperatura sipërfaqësore në botë është rritur me 1.14°C në periudhën 2013-2022, krahasuar me periudhën 1850-1990. Por parashikimet nuk janë aspak optimiste pasi pritet një tjetër rritje nga 0.41-3.41°C në vazhdim.
Valët e të nxehtit nuk po shtohen vetëm në shpeshtësi, por edhe në ashpërsi dhe masë.
Këto rezultate theksojnë rëndësinë e e vendimeve që duhet të marrin qeveritë në sektorin shëndetësor duke marrë në kosideratë pabarazitë ndërmjet komuniteteve.
LEXO EDHE: Si natyra godet ekonominë/ Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, rreth 5 mijë shqiptarë të prekur