14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVarianti i ri i pandemisë/ Mjeku nga Spanja: “Kraken” shumë i ngjitshëm,...

Varianti i ri i pandemisë/ Mjeku nga Spanja: “Kraken” shumë i ngjitshëm, por nuk duhet të kemi frikë

Edhe pse situata në Europë për sa i përket pandemisë duket tashmë më e qetë, të paktën për sa i përket numrit të viktimave ose të rasteve të rënda, përhapja e variantit të quajtur Kraken shqetëson komunitetin shkencor, veçanërisht për shpejtësinë e përhapjes.

Sipas mjekut shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, varianti i ri i COVID-19 “është shumë më ngjitës, i krahasueshëm me Omicronin e parë, por nuk ka agresivitet. Përshembull në Nju Jork 70% e të shtruarve tashmë janë me variantin Kraken, sepse ka pasur më shumë kontakte me Kinën. Italia ishte e para që morri vendimin që të kontrollojë pasagjeret nga Kina”.

Pikërisht situata në këtë vend duket kritike, përtej tentativave të qeverisë në Pekin për të minimizuar dimensionin e pandemisë.
“Transparenca e qeverisë kineze është zero, por edhe OBSH ka treguar se ka shumë mangësi për sa i përket covid, veçanërisht ndaj Kinës. Ndërkohë që flitej se Kina mund të kishte deri në 9 mijë të vdekur në dite, edhe sipas pamjeve satelitore, qeveria kineze fliste për 1 të tillë”.

 

Në bankën e të akuzuarve janë edhe vaksinat kineze.

“Me përhapjen e variantit Kraken në Spanjë kemi filluar të kontrollojmë të gjithë pasagjerët nga Kina, duke kërkuar test dhe certifikatë vaksine, por vetëm ato ndërkombëtare.  Vaksina kineze është e paragjykuar në radhë të parë në Kinë, ka qenë një nga shkaqet që po përhapet virusi në atë vend dhe ka provuar që ka efikacitet nën 50%”.

Gjithsesi mjeku shqiptar në Spanjë shton se nuk ka vend për panik, mjafton monitorimi i pasagjerëve nga Kina, dhe distancimi social, ndërkohë që karantina nuk është më e nevojshme sipas tij.
“COVID në Europë është pothuajse në nivel 0, ndërkohë që predominon gripi i ashtuquajtur australian, i thjeshtë sepse dimri shfaqet së pari në Australi, por është një variant i gripit A. Nuk duhet të kemi frikë nga Kraken, sepse ata që kanë bërë dozën e tretë dhe të katërt janë të mbrojtur nga këto variante, por gjithsesi ne nuk duam të shtohen numrat sepse kjo do të ngarkonte së tepërmi sistemin e shëndetësisë”.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat