Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të fluksit të madh të hyrjeve dy ditët e fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë, të cilët pasi kanë kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar po kthehen në vendin fqinj.
Gjatë 48 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë kanë hyrë me shume se 9000 shtetas, kryesisht shqiptare që jetojnë në vendin fqinj.
Për të përballuar fluksin në dalje policia jonë kufitare në Qafë-Thanë po punon me katër sportele ndërkohë që në anën tjetër po punohet me tre të tilla.
Radhët me të gjata kane qene në orët e pasdites, radhë që kanë nisur të reduktohen pas orës 18:30 por fluksi vazhdon të jetë i lartë në pikën kufitare të Qafë-Thanës.
E gjithë situata është krijuar nga fluksi, por edhe sistemi i ri me një ndalesë që po aplikohet në kufirin me Maqedoninë One Stop, i cili do të inaugurohet nesër nga Rama dhe Kovaçevski. Sistemi i ri po aplikohet prej dy ditësh dhe ka krijuar një situatë të tillë.
LEXO EDHE: Fluks në Portin e Durrësit, 11 mijë hyrje vetëm gjatë fundjavës/ Si të shmangim rradhët e gjata