Temperaturat e larta shtojnë problemet me shëndetin mendor gjatë stinës së verës. Shqetësimet shfaqen si pasojë e qëndrimit me orë të gjata në diell.
Por cilat janë pasojat më të zakonshme nga temperaturat e larta?
“Shkaktojnë irritim, nervozizëm, prishin gjumin”.
Një faktor që ndikon në përkeqësimin e shëndetit mendor është edhe përdorimi i alkoolit dhe lëndëve narkotike.
“Vihet re një rritje e pacientëve që vinë si pasojë e abuzimeve me substance dhe alkool. Çrregullime të shkaktuara nga vrasia, kryesisht te moshat e reja”, thotë për Abc, Andi Andoni, mjek në spitalin psikiatrik të Elbasanit.
Sipas mjekut, në shumë raste neglizhenca çon në përkeqësim të gjendjes së shëndetit mendor.
“Çrregullimet e shëndetit mendor mund të çojnë në sjellje agresive, konfliktuale dhe hera herës mund të shfaqin edhe veprime dëmtuese. Gjithmonë nisur nga psikoza, halucinacionet”.
Pavarësisht problematikave që shfaqen ende mbetet i ulët ndërgjegjësim për të kryer konsulta dhe vizita te psikiatri.
Mjekët këshillojnë qytetarët që të kërkojnë ndihmë për çdo shqetësim që mund të kenë, qoftë edhe për pagjumësinë.