24.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetValë ekstreme nxehtësie në Shqipëri dhe Ballkan, vijojnë deri në fund të...

Valë ekstreme nxehtësie në Shqipëri dhe Ballkan, vijojnë deri në fund të muajit

Ballkani është përfshirë këtë javë nga vala e të nxehtit ekstrem me temperatura që pritet të arrijnë deri në 43 gradë celsius në 3 ditët në vijim dhe që pritet të vijojnë deri në fund të muajit.

Meteorologia Tanja Porja tha për A2 CNN se, fokusi i temperaturave të larta do të jetë jugu dhe qendra e Shqipërisë.

“Të mërkurën 38 gradë e enjtja sjell të paktën 2 gradë rritje. Presim 40-41 gradë celsius në disa qarqe. 40 gradë-shi do të tejkalohet të enjten në zonat jugore; Gjirokastër, Tepelenë, Përmet dhe Berat. Rrezikohet Elbasani, Fieri dhe Tirana”.

Po kështu edhe rajoni do të jetë në kushtet e një vale të nxehti me temperatura që arrijnë sot në Kosovë dhe Mal të Zi 32 gradë celsius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut temperaturat do të arrijnë 35-36 gradë.

Sipas meteorologes, temperaturat e larta do të vijojnë edhe në 10-ditëshin e fundit të qershorit.

LEXO EDHE: Udhëzime të dobishme për mbrojtjen nga i nxehti

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat