Kompania holandeze “Royal Philips NV” do të shkurtojë 4,000 vende pune vetëm disa ditë pasi drejtori i ri ekzekutiv mori detyrën, pasi kompania holandeze kërkon të reduktojë shpenzimet.
Shkurtimet arrijnë në afërsisht 5% të fuqisë punëtore të saj globale. Ndërkohë javën e kaluar, prodhuesi britanik i automjeteve elektrike” Arrival” tha se do të bëjë një reduktim “të konsiderueshëm” në fuqinë e saj punëtore, ndërsa kërkon të bëjë një valë të dytë kursimesh.
Diku tjetër në Evropë, gjigandi i fintech “Klarna” pushoi nga puna 10% të stafit në maj dhe 100 të tjerë muajin e kaluar, ndërsa shitësi i makinave të përdorura Cazoo pushoi nga puna rreth 750 njerëz në shtator.