0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVaksinim me detyrim për mësuesit deri më 30 shtator/ Kush refuzon, tampon...

Vaksinim me detyrim për mësuesit deri më 30 shtator/ Kush refuzon, tampon çdo javë ose pezullim nga puna

Qeveria e kishte vendosur. Përpara se Komiteti i Ekspertëve të komunikonte verbalisht këtë fillimjavë vaksinimin me detyrim për tri kategori: studentë, arsimtarë e mjekë, Instituti i Shëndetit Publik kishte firmosur tri ditë  më herët udhëzimin përmes të cilit detyron mësuesit të kenë injektuar vaksinën anti-COVID përpara se të nisë shkolla.

Përpos rregullave të ngjashme me ato të vitit të shkuar, në udhëzimin “Mbi kujdesin dhe masat anti-COVID në strukturat arsimore parauniversitare për vitin shkollor” nuk specifikohet asgjë ekstra se çfarë do të ndodhë me arsimtarët që ende nuk e kanë injektuar vaksinën, por urdhri është i qartë. Mësuesi duhet të paraqesë kartën e vaksinimit në drejtori për të hyrë në klasë. E vetmja gjë që do t’i shpëtonte “të pabindurit” është raporti nga mjeku i familjes që argumenton arsyen e mosvaksnimit.

Në  të kundërt, edhe ata që nuk e kanë krye ende, kanë kohë deri në ditën e fundit  të muajit të hapur të ndërrojnë mendje. Me masivizimin e vaksinimit, mësuesit ishin të parët që u përfshinë në skemë me “AstraZeneca”. Por, nga marsi e deri tani, sipas të dhënave  të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm 60% e totalit të mësuesve rezulton t’i jenë  përgjigjur thirrjes vullnetare. Tanimë, kjo nuk është fakultative, por me detyrim  për çdo mësues në sistemin arsimor parauniversitar.

UDHËZIMI PËR SHKOLLAT

Për aksesimin e mësuesve në shkollë do të veprohet njëjtë si për hyrje-daljet jashtë vendit. Që mësuesi të mund të futet në mësim, duhet të dorëzojë në drejtori kartën e vaksinimit, një garanci shtesë që nuk rëndon sistemin shëndetësor, por jo që nuk bart e  përçon virusin. Për ata që nuk janë vaksinuar, në protokollin anti-COVID nënvizohet se duhet të merren masa, pa u specifikuar. E mbi të gjitha, pavarësisht statusit të vaksinimit, mësuesi është i detyruar të mbajë maskë dhe të ruajë  distancën me nxënësit, njësoj si edhe këta të fundit.

PENALITETI 

A do t’i kushtojë mosvaksinimi një mësuesi vendin e punës?! “Nuk është qëllim në vetvete vendosja e pezullimeve apo masave në raport me punonjësit, është një nxitje më shumë drejt rritjes së mbulesës vaksinale, përpjekje për të shpëtuar jetët e atyre që shërbejnë dhe marrin shërbime”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu nga tryeza e Komitetit të Ekspertëve.

Ndërsa një përgjigje më të drejtpërdrejtë e dha mjeku Alban Ylli, i cili e vendos arsimtarin përballë alternativave: vaksinim ose testim çdo javë. Në të kundërt, pezullim pa të drejtë page. “Një mësues që refuzon të  bëjë vaksinën do t’i ofrohet si mundësi kryerja e testit çdo javë.

Nëse do të refuzojë edhe këtë, me gjasë do të pezullohet pa pagesë. Praktika që po zbatohet edhe në vende të tjera të botës, do të zbatohet edhe këtu”. Por, anëtari i Komitetit të Ekspertëve nuk sqaron diçka me rëndësi, kush do të mbulojë koston e katër tamponëve që iu nevojiten mësuesve për të bindur që nuk bartin virus, vlera e të cilëve kap gjysmën e pagës mesatare të një arsimtari.

RREGULLAT PËR MËSUESIT 

Gatë orës së mësimit, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social e fizik me nxënësit.

Mësuesi duhet të mbajë maskë në mjediset e shkollës përgjatë gjithë kohës, pavarësisht nga statusi i tij i vaksinimit.

Mësuesi, nëse ka persona të sëmurë në familje me COVID-19 duhet ta deklarojë atë dhe të zbatojë periudhën e karantinës pavarësisht statusit të tij të vaksinimit.

Mësuesi, duhet të deklarojë statusin e vaksinimit dhe të depozitojë kartën e vaksinimit ose fotokopje të saj pranë Drejtorisë së Shkollës.

Mësuesit duhet të jenë të vaksinuar përpara fillimit të procesit mësimor.

Nëse mësuesit nuk janë vaksinuar përpara fillimit të procesit mësimor duhet të merren masa për vaksinimin e tyre.  Në vijim të vendimit të komitetit të ekspertëve, brenda datës 30 shtator 2021, çdo mësues duhet të vaksinohet.

Në rast se mësuesi nuk është i vaksinuar, duhet të dorëzojë dokumentin brenda datës 30 shtator ku të specifikohet arsyeja e mosvaksinimit.

/Panorama

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat