18.5 C
Tirana
Monday, October 27, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUragani “Melisa” kërcënon Karaibet: Kategoria 5, rrezik katastrofe humanitare dhe ekonomike

Uragani “Melisa” kërcënon Karaibet: Kategoria 5, rrezik katastrofe humanitare dhe ekonomike

Uragani “Melissa” është forcuar ndjeshëm pas një pauze të shkurtër në Jug të Xhamajkës, duke arritur shpejtësi ere prej 150 milje në orë (240 km/h) dhe duke u klasifikuar si stuhi e Kategorisë 4.

Këto janë disa të dhëna zyrtare sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA.

Parashikimet tregojnë se deri të hënën në mbrëmje, stuhia do të arrijë 160 milje/orë, duke u bërë uragani më i fuqishëm i sezonit (Kategoria 5).

Autoritetet në Xhamajkë kanë mbyllur aeroportet ndërkombëtare.

Gjithashtu në Xhamajkë janë hapur mbi 800 strehimore dhe paralajmërojnë për përmbytje katastrofike dhe rrëshqitje dherash.

Humbjet mund të kalojnë 14 miliardë dollarë në Xhamajkë dhe 5 miliardë në Kubë, vendi ku pritet të godasë më vonë, rreth ditës së martë.

Ekspertët thonë se “Melissa” mund të jetë stuhia më shkatërruese që prej uraganit Gilbert (1988), duke kërcënuar gjithashtu Bahamet dhe Bermudën.

Meteorologët paralajmërojnë se duhet kërkuar domosdoshmërisht strehë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat