Në mars 2023, raporti i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, një botim shkencor prej 10,000 faqesh, shkaktoi një sensacion mbarëbotëror teksa mesazhi ishte i qartë dhe i prerë: ka nevojë urgjente për veprim.
Një rritje më e lartë e temperaturës kërcënon të ketë efekte katastrofike për njerëzit dhe mjedisin. Ndaj duhet të lëvizim.
Edhe pse Austria i përmbush objektivat e saj, sërish do duhet ulja e emetimit të gazrave serë me 7% deri në vitin 2030, krahasuar kjo me vitin 2019.
10 Veprimet e sugjeruara nga IPCC:
- Ndalimi i qymyrit për prodhimin e energjisë,
- Investimi në prodhimin e energjisë së pastër dhe efikase,
- Efikasitet më i lartë i energjisë dhe reduktime të CO2 në ndërtesa,
- Reduktimin e emetimeve të CO2 (dioksid karboni) nga prodhimi i çimentos, çelikut dhe plastikës,
- kalimi në automjete elektronike,
- Rritja e transportit publik, çiklizmit dhe ecjes,
- Ulja e emetimeve të CO2 nga avionët dhe anijet,
- Ndalimi i shpyllëzimit,
- Reduktimi i mbetjeve ushqimore dhe përmirësimi i bujqësisë,
- Ndryshimi në një dietë kryesisht me bazë bimore.
ÇFARË PO BËN “UNIQA” NË KËTË DREJTIM?
“UNIQA Insurance Group” po punon prej vitesh për realizimin e shumë nga 10 zotimet e mësipërme për klimën.
Kompania austriake, pjesë e së cilës është edhe SIGAL UNIQA, është angazhuar për arritjen e neutralitetit klimatik, deri në vitin 2040 në Austri dhe deri në vitin 2050 në të gjithë Grupin.
Financa e Gjelbër
Raporti i fundit i IPCC tregon se investimet e qëndrueshme janë një çelës thelbësor për arritjen e objektivit të klimës 1.5 gradë. Duke investuar me vetëdije në kompani dhe projekte të përshtatshme dhe duke mbrojtur rregulloret e nevojshme, kompanitë mund të përshpejtojnë një ndryshim në drejtimin e sistemit ekonomik.
Po kështu, një angazhim i drejtpërdrejtë për një transformim të shpejtë në biznes të qëndrueshëm mbështet mbrojtjen e klimës.
UNIQA, për shembull, po punon fort për dekarbonizimin në të gjitha fushat e kompanisë, si në investime ashtu edhe në biznese të reja.
Ekologjia operative
Duke i bërë operacionet e tyre më të qëndrueshme, kompanitë e mëdha mund të reduktojnë emetimet e tyre direkte të Dioksid Karbonit.
Në UNIQA po zhvillohen vazhdimisht modele të suksesshme si monitorimi i energjisë, ofensiva fotovoltaike dhe promovimi i lëvizshmërisë elektronike.
Politika e nënshkrimit dhe rreziqet e qëndrueshmërisë
Rritja globale e temperaturës shoqërohet me një rritje të ngjarjeve ekstreme të motit. Kompanitë e sigurimeve mbajnë përgjegjësi të madhe si bartës të rrezikut.
Në UNIQA, Qendra e Kompetencës NatCat (NCCC) luan një rol kyç në vlerësimin e rrezikut dhe parashikimin e humbjeve në lidhje me fatkeqësitë natyrore.
Për klientët industrialë dhe SME-të, UNIQA gjithashtu regjistron ndikimin e tyre në mjedis duke përfshirë vlerësimet e qëndrueshmërisë në politikën e sigurimit.
Këto politika të kompanisë mund të çojnë në përjashtimin e klientëve biznes, me emetim intensive të CO2.
LEXO EDHE: Në shërbim të klientëve dhe në mbrojtje të mjedisit/ UNIQA hap zyrën “green” në Austri
Nëpërmjet anëtarësimeve të ndryshme në nisma të njohura austriake dhe ndërkombëtare, “UNIQA Insurance Group” po krijon solidaritet edhe me aktorët e tjerë të industrisë.
Vitin e shkuar ajo u bë zyrtarisht një nga nëntë anëtarët e parë të Aleancës së Financave të Gjelbra (AFGj).
AFGj është një nismë e re e Ministrisë Austriake për Klimën, Mjedisin, Energjinë, Lëvizshmërinë, Inovacionin dhe Teknologjinë për kompanitë nga sektori financiar austriak. Anëtarët angazhohen vullnetarisht për t’i bërë bizneset e tyre kyçe neutrale ndaj klimës hap pas hapi dhe duke njësuar kështu veten me targetin e klimës së Parisit prej 1.5 °C.
Ndërsa në prill 2022, “UNIQA Insurance Group” mori Çmimin “Ecolabel Austriak” për Bonon e Gjelbër Hibride.
Në vitin 2020, UNIQA ishte kompania e parë e sigurimeve në Austri, e cila hodhi në qarkullim një Bono të Gjelbër me vlerë prej 200 milionë euro.
Lëshimi i Bonos 10-vjeçare do të investohet në projektet e mbrojtjes së klimës dhe mjedisit në Evropë dhe në vendet e OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).
Fokusi parësor do të jetë në sektorët e energjisë me erë dhe asaj diellore, riciklimi i mbetjeve, zgjidhjet e transportit të cilat janë miqësore ndaj mjedisit dhe menaxhimin e ujit.
Të gjitha projektet e UNIQA janë drejtpërdrejtë të lidhura me Objektivat e Zhvillimt të Qëndrueshëm të OKB-së, me tematikat e energjisë dhe ujit të pastër, infrastrukturës novatore dhe qyteteve dhe komuniteteve të qëndrueshme.
Në fillim të dhjetorit 2021, UNIQA kishte grumbulluar 375 milionë euro nëpërmjet bonove të gjelbra. Ndërsa CEO i kompanisë, Dr. Andreas Bransdstetter, i pyetur se “sa larg keni arritur përsa i takon investimeve të gjelbra“, do të përgjigjej:
“Ne jemi në mes të pikës së kthesës. Siguruesit e Evropës kanë më shumë sesa 10 trilionë euro asete nën menaxhim, duke i kthyer ata në investitorin institucional më të madh në BE. Tashmë UNIQA ka investuar rreth një miliardë euro në asete të gjelbra dhe ne vazhdimisht hedhim hapa për të njësuar më tej portofolin tonë drejt qëndrueshmërisë”.