2.5 C
Tirana
Wednesday, December 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"UNIQA", lidere në dy klasat më të gjеra të sigurimeve në Maqedoninë...

“UNIQA”, lidere në dy klasat më të gjеra të sigurimeve në Maqedoninë e Veriut

“UNIQA” vazhdon të jetë një ndër emrat më të mëdhenj e të besuar të sigurimeve jo vetëm në Shqipëri e në Kosovë, por edhe në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit të fundit të ASO (Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve) mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht 2024, “UNIQA AD Shkup”, përveç rritjes në të gjitha klasat e sigurimeve, rezulton kompania me besimin më të madh në sigurimin e detyrueshëm të automjeteve (TPL ) dhe Sigurimin e Pasurisë.

Nga 11 kompani që operojnë në tregun e sigurimeve të jo-jetës, “UNIQA” zë 33% në Sigurimin e Pasurisë dhe 15% në Sigurimin TPL.

 

Sigurimi i Pasurisë (33%)

 

Sigurimi i Detyrueshëm i Automjeteve, TPL (15%)

 

Kompania e sigurimeve UNIQA AD Shkup është pjesë e grupit më të madh të sigurimeve në rajon “SIGAL UNIQA” dhe grupit austriak “UNIQA INSURANCE GROUP“.

 

Ajo operon në tregun maqedonas të sigurimeve prej 19 vitesh tashmë duke shënuar suksese të jashtëzakonshme. Shërbimi profesional ndal klientit, produkte më të mira dhe novatore dhe pagimi në kohë i dëmeve e bëjnë atë një emër të besueshëm për qytetarët dhe bizneset në Maqedoninë e Veriut.

 

LEXO EDHE: Shifrat e 6-mujorit për Grupin “UNIQA”/ “Xprimm”: Prime në rritje, ngarkesë e moderuar dëmesh dhe performancë e mirë në investime

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat