11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUNIQA, emri i preferuar për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve në Maqedoninë...

UNIQA, emri i preferuar për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve në Maqedoninë e Veriut

Në raportin e muajit mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Maqedoninë e Veriut, publikuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, konfirmohet edhe një herë dominimi i “UNIQA MAQEDONI”, pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria dhe UNIQA Insurance Group AG sa i sigurimit të detyrueshēm të automjeteve për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (TPL).

Kjo klasë sigurimi jo vetëm që ka pjesën më të madhe të primeve për të gjithë tregun por është edhe një tregues i besimit që një kompani sigurimi gëzon tek qytetarët.

Gjatë muajit maj 2023 në  “UNIQA sh a” janë shitur 12,161 polica në sigurimin e detyrueshëm motorik. Kjo shifër është rritur me 11% krahasuar me majin e vitit të kaluar kur ishin lëshiar 10,931 polica.

Raporti në fjalë tregon se në periudhën nga 1 deri më 31 maj, UNIQA ka paguar 401 dëme, pothuajse dy herë më shumë se kushdo tjetër në tregun e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut.

Në të njëjtën kohë, rritja e numrit të pagesave të dëmeve është 23% më e lartë se maji 2022 (326 pagesa).

Duke ndërtuar një marrëdhënie profesionale dhe të drejtë me klientët “UNIQA sh a ” është kthyer në markën më të preferuar të sigurimeve jo vetëm për sigurimet motorike por edhe për klasat e tjera.

Shifrat tregojnë se gjithnjë e më shumë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut po i besojnë sloganit se “jetojmë më mirë bashku me UNIQA”.

LEXO EDHE: CEO i “UNIQA Macedonia”/ Azizi: Të parët në Maqedoninë e Veriut për pagesën e dëmeve

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI TPL?

Sigurimi i mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta TPL është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siguruesi merr përsipër përgjegjësinë civile të të Siguruarit, ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore.

ÇFARË PËRFSHIN

Dëmet materiale

Këtu përfshihen të gjitha dëmtimet që u shkaktohen personave të ndryshëm, përfshirë edhe pasagjerët, me përjashtim të dëmit që pëson drejtuesi i mjetit përgjegjës për ngjarjen. Këto ndahen në tre lloje:

Dëmet shëndetësore

Këtu përfshihen të gjitha dëmet që shkakton mjeti shkaktar, si dëmet e mjeteve motorike, dyqane, shtëpi, pemë, kafshë,etj., me përjashtim të dëmit që pëson mjeti përgjegjës për ngjarjen.

– Paaftësi e përkohshme

– Paaftësi e përhershme

– Vdekje

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat