4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUNIQA bëhet pjesë e "Green Finance Alliance"

UNIQA bëhet pjesë e “Green Finance Alliance”

Ditën e sotme, UNIQA Insurance Group, pjesë e së cilës është edhe SIGAL, është bërë zyrtarisht një nga nëntë anëtarët e parë të Aleancës së Financave të Gjelbra (AFGj).

AFGj është një nismë e re e Ministrisë Austriake për Klimën, Mjedisin, Energjinë, Lëvizshmërinë, Inovacionin dhe Teknologjinë për kompanitë nga sektori financiar austriak. Anëtarët angazhohen vullnetarisht për t’i bërë bizneset e tyre kyçe neutrale ndaj klimës hap pas hapi dhe duke njësuar kështu veten me targetin e klimës së Parisit prej 1.5 °C.

Ne jemi të ngazëllyer që po marrim përgjegjësinë për një të ardhme të qëndrueshme me anëtarët e AFGj. Qëndrueshmëria është një pjesë thelbësore dhe integrale e strategjisë së korporatës sonë. Anëtarësia në Aleancë është një gur tjetër kilometrik në rrugën tonë drejt neutralitetit ndaj klimës.

Në fund të muajit prill, “UNIQA Insurance Group” mori Çmimin “Ecolabel Austriak” për Bonon e Gjelbër Hibride.

René Knapp, Anëtar Bordi për Burimet Njerëzore dhe Brandin dhe Andreas Rauter, Shefi i Qëndrueshmërisë morën çmimin në emër të “UNIQA Insurance Group” nga Ministri Federal, Leonore Gewessler.

Në vitin 2020, UNIQA ishte kompania e parë e sigurimeve në Austri, e cila hodhi në qarkullim një Bono të Gjelbër me vlerë prej 200 milionë euro.

Lëshimi i Bonos 10-vjeçare do të investohet në projektet e mbrojtjes së klimës dhe mjedisit në Evropë dhe në vendet e OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).

Fokusi parësor do të jetë në sektorët e energjisë me erë dhe asaj diellore, riciklimi i mbetjeve, zgjidhjet e transportit të cilat janë miqësore ndaj mjedisit dhe menaxhimin e ujit.

Të gjitha projektet e UNIQA janë drejtpërdrejtë të lidhura me Objektivat e Zhvillimt të Qëndrueshëm të OKB-së, me tematikat e energjisë dhe ujit të pastër, infrastrukturës novatore dhe qyteteve dhe komuniteteve të qëndrueshme.

Në fillim të dhjetorit 2021, UNIQA kishte grumbulluar 375 milionë euro nëpërmjet bonove të gjelbra. Ndërsa CEO i kompanisë, Dr. Andreas Bransdstetter, i pyetur se “sa larg keni arritur përsa i takon investimeve të gjelbra“, do të përgjigjej:

Ne jemi në mes të pikës së kthesës. Siguruesit e Evropës kanë më shumë sesa 10 trilionë euro asete nën menaxhim, duke i kthyer ata në investitorin institucional më të madh në BE. Tashmë UNIQA ka investuar rreth një miliardë euro në asete të gjelbra dhe ne vazhdimisht hedhim hapa për të njësuar më tej portofolin tonë drejt qëndrueshmërisë”.

LEXO EDHE“Ne jemi në mes të pikës së kthesës”, Brandstetter: UNIQA, rreth një miliardë euro investime në asete të gjelbra

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat