CEO i SIGAL UNIQA Fond Pensioni, njëherazi edhe kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve Private dhe Fondeve të Investimit, Elvis Ponari ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Bardh a Zi” në ABC, ku foli mbi rëndësinë e pensionit vullnetar, përfitimet dhe benefitet që rrjedhin prej tij.
Ai shpjegoi ndër të tjera edhe benefitet në tatimin mbi pagën mujore. Sepse, siç shpjegoi ai, pjesa e depozituar në fond nuk tatohet.
“E ke pagën 170,000 Lekë në muaj bruto. Heq 20,000 dhe ty të mbetet paga bruto 150,000. Aty fillon tatimi yt. Ti ke kursyer 20,000 Lekë dhe paguan më pak taksa në shtet”, tha Ponari.
Administratori i “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” rikujtoi edhe një herë për publikun faktin se, Pensioni Vullnetar të mundëson që të dalësh në pension 5 vjet para skemës shtetërore.
“Ne kemi klientë, edhe 50 vjeç, që thonë, unë kur të dal 60 vjeç pension, te privati mund të dalësh 5 vite përpara, dua të kem pension 2000 euro, 1000 euro, 500 euro dhe i bëjmë një llogari. Nëse do një pension 1,000 euro, ose bëj bëj një pagesë të menjëhershme, X lekë dhe mirupafshim, nuk shihemi më, ose pagesa mujore”, tha ndër të tjera Elvis Ponari.
Nëse dëshironi të jeni anëtar në fondin më të madh të pensioneve vullnetare në Shqipëri, kontaktoni në:
+355 44511666
SIGAL UNIQA Fond Pensioni, kujdesemi për pleqërinë tuaj