13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUlen rastet e mashtrimit me sigurimet

Ulen rastet e mashtrimit me sigurimet

Prokuroria e Përgjithshme bën me dije s, vitin e kaluar u regjistruan 13 procedime për veprën penale të “mashtrimit në sigurime”, nga 19 që kishin qenë në vitin 2022.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Mashtrimet” është 2,25 % për vitin 2023, ndërkohë që në vitin 2022 ka qenë 3,13 %.

Gjashtë individë u dënuan nga gjykata për këtë vepër penale, nga pesë individë që ishin dënuar gjatë vitit 2022.

Neni 145 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në sigurime si “paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Mashtrimi në sigurime lidhet kryesisht me inskenimin e ngjarjeve të sigurimit ose falsifikimin e rrethanave të tyre, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit nga kompanitë e sigurimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat