Edhe pse reshjet kanë pushuar e dielli ka dalë, shumë banesa dhe objekte në qytetin e Durrësit kanë prani të lartë uji.
Situata paraqitet e rënduar në zonën e ish-Kënetës, ku rrugët dytësore vazhdojnë të jenë të pakalueshme, pasi niveli i ujit nuk ka rënë.
Situatë problematike mbetet në Shkozet, Sukth, Katundi i Ri. Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtëpi në Rrashbull.
Edhe IEVP Durrës ndodhet nën pushtetin e ujit. Pompa që është vënë në dispozicion për të tërhequr ujin dhe derdhur në pusetë, nuk po funksionon.