Reshjet e dendura të shiut kanë nxjerrë jashtë funksionit qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe trafik të rënduar mëngjesin e sotëm në Durrës dhe në të gjithë vendin.
Në qytetin e Durrësit në disa rrugë ka prani të ujit duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa.
Ndërkohë përmbytjeve nuk i ka shpëtuar as Qendra Shëndetësore e Njësisë Administrative Sukth ku ka prani uji brenda ambienteve, çka ka pezulluar edhe dhënien e shërbimit për qytetarët.