Uest Hem Junajtidi (West Ham United) nënshkroi marrëveshje shumëvjeçare me ndërmjetësin e sigurimeve (broker) Lilley Plummer.
West Ham United ka hyrë në një marrëveshje shumëvjeçare me kompaninë ndërmjetëse të sigurimeve Lilley Plummer, duke e emëruar atë si Partnerin Zyrtar të Sigurimeve të klubit për ekipin e parë të meshkujve dhe femrave.
Si pjesë e marrëveshjes, logoja e Lilley Plummer do të shfaqet në mëngën e veshjeve stërvitore të ekipit të parë.
Partneriteti përfshin gjithashtu prezencë në platformat digjitale globale të klubit, reklama në stadiumin “London Stadium” gjatë ndeshjeve, si dhe aktivitete të ndryshme promovuese gjatë sezonit.
Kjo është marrëveshja e parë e sponsorizimit në Premier League për Lilley Plummer.
Kompania me bazë në Londër, e themeluar në vitin 2016, është e specializuar në sigurime të personalizuara për persona me pasuri të lartë dhe për klientë komercialë, shpesh duke trajtuar rreziqe të ndërlikuara ose jo-standarde.
Blerja nga Goldman Sachs në vitin 2024 i ka dhënë mbështetje për zgjerim dhe hyrje në partneritete të profilit të lartë skuadrës së Uest Hemit.
Rasti i Plummer-it e vërteton.
Lilley Plummer i bashkohet gjithashtu rrjetit “Hammers Business Network”, një platformë që nxit bashkëpunimin mes partnerëve komercialë të klubit.
Ky bashkëpunim i shtohet listës në rritje të kompanive të sigurimeve që janë futur në partneritete me Premier League vitet e fundit, në përpjekje për të përfituar nga shikueshmëria ndërkombëtare e ligës.
Me të drejtat televizive që shtrihen në mbi 180 shtete, Premier League mbetet një platformë kyçe për kompanitë që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për markën e tyre në tregje të shumta.