3.5 C
Tirana
Saturday, January 4, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUdhëtimet jashtë vendit/ Shqiptarët mbetën në “ajër”

Udhëtimet jashtë vendit/ Shqiptarët mbetën në “ajër”

Hapja e tregut ajror dhe ofrimi i shërbimeve low cost ka bërë që shqiptarët të udhëtojmë më shpesh për pushime. Dominojnë udhëtimet e shkurtra 2-3 ditore.

Operatorët turistikë thonë se ky është një realitet që po ndihet në dy vitet e fundit.

Rrahman Kasa thotë se numri i shqiptarëve që dalin jashtë vendit thuajse janë trefishuar krahasur me tre vite me parë.

“Ne nuk kemi të dhëna konkrete, por në 10 milion pasagjerë të regjistruar nga aeroporti i Rinasit, gati 50 % e tyre janë shtetas të huaj apo turistë, ndërsa pjesa tjetër janë shqiptarë që kanë shtuar udhëtimet e tyre për pushime”, sqaroi Kasa gjatë një interviste në Vizion Plus.

Po cilat janë destinacionet më të kërkuara dhe pse kjo rritje e fluksit të shqiptarëve për udhëtime?

Shtimi i linjave ajrore direkte me shumë destinacione erupiane është një nga rsyet pse shqiptarët po udhëtojnë. Ka patur raste që më herët një biletë për Itali shkonte 500-600 euro, ndërkohë sot po të jesh i vëmëndshëm dhe të prenotosh në avancë, e gjen dhe një biletë 50 euro apo dhe më pak. Ulja e kostove të fluturimit është një tjetër arsye e rritjes së udhëtimeve.

Sipas të dhënave, mbizotërojën udhëtimet e shkurtra dhe destinacionet më të frekuentuara janë ato që lidhen direkt me fluturimeve.

Aktualisht për festat e fundit vitit, Parisi, Vjena, Italia që janë vende që kanë një traditë të festimeve, janë dhe destinacioent evropiane më të kërkura.

LEXO EDHE: Do të udhëtoni jashtë Shqipërisë për Vitin e Ri? Pse nuk duhet harruar Sigurimi “Shëndet në Udhëtim”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat