Nga “asnjë gjurmë nga tërmeti” te “të gjithë në shtëpi të reja”, herë me afate “brenda pranverës” apo “jo më larg se vjeshta”…
Katër vite e gjysmë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit vijon.
Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se deri në fund të majit, nga buxheti i shtetit dolën 1.8 miliardë lekë, kryesisht për rindërtimin e pallateve.
Sipas të dhënave, nga viti 2020 e deri më tani kanë dalë nga buxheti i shtetit 92.3 miliardë lekë, apo gati 900 milionë euro për rindërtimin dhe pagesat e qirasë për ata që humbën banesat.
“Financat” tregojnë se në total këtë vit janë planifikuar të shpenzohen 7 miliardë lekë për rindërtimin, ndërsa deri tani është përdorur 25.7% e fondit në dispozicion.
LEXO EDHE: Lëkundjet që “rizgjuan” rrezikun/ Pse vlen Sigurimi nga Tërmeti