16.5 C
Tirana
Friday, September 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"U rritën me vetëm 25 lekë në ditë"/ A mund të pleqërohet...

“U rritën me vetëm 25 lekë në ditë”/ A mund të pleqërohet me dinjitet me pensionet që kemi?

Këshilli i Ministrave miratoi pak ditë më parë indeksimin e pensioneve në masën 4.1%.

Rritja, hyn në fuqi më 1 tetor, dhe sipas qeverisë, përfitojnë më shumë se 791 mijë pensionistë.

Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë.

Ndërkohë masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj.

I ftuar në A2 CNN, Adriatik Lapaj nga “Shqipëria Bëhet”,  u shpreh ndër të tjera se, rritja mujore e pensioneve është sa një puro e deputetëve.

U rritën pensionet 25 lekë në ditë ua rriti pensionet pas 11 viteve në pushtet kaq ua rriti. Po ti mbledhësh këto në muaj, bëjnë sa një puro e deputetëve të Ramës. Ne kemi plan të qartë për pensionistët. Programin e kemi gati. Brenda muajit del programi”. 

A mund të pleqërohet me dinjitet me pensionet që kemi?

Me gjithë rritjet, ajo që pensionistët në vend marrin nuk mjafton për të përballuar jetesën.

Nisur nga një përllogaritje me bazë përgjigjet e tyre, një çifti pensionistësh i duhen së paku 44,000 lekë për të përballuar nevojat e një muaji. Nga ana tjetër, po ky çift merr mesatarisht 32,000 nëse jeton në qytet. Pra, për të pleqëruar me dinjitet, një çifti të moshuarish i mungojnë së paku 13,969 lekë.

Por a ka zgjidhje?

 

Duke parë situatën, shumë ekspertë të fushës shprehen njëzëri se, Shqipëria ka nevojë për një reformë të plotë të një skeme pensionesh me tri shtylla: pensioni shtetëror, pensioni privat i detyrueshëm dhe pensioni privat vullnetar.

Një skemë të tillë e përdorin tashmë thuajse të gjitha shtetet e rajonit dhe Evropës.

Maqedonia e Veriut e nisi këtë reformë që në vitin 2005. Tani, dy dekada më vonë, pensioni mesatar në shtetin tonë fqinj është 350 euro, ose gati dy herë më i lartë se në Shqipëri.

Ky vend, njëlloj si dhe Kosova që po ecën me shpejtësi drejt shtimit të ndjeshëm të pensioneve të veta, ka tri shtylla të dukshme të skemës së pensioneve: pensioni shtetëror, pensioni i detyrueshëm privat dhe pensioni privat vullnetar. Ne na mungon shtylla e dytë krejtësisht”, do të shprehej në një shkrim të tijin gazetari i njohur i ekonomisë Fatos Çoçoli.

 

Rëndësia e të Pasurit një Pension Privat

 

Siguria Financiare në të Ardhmen

Skema shtetërore e pensioneve, pavarësisht se është një ndihmë e vlefshme, shpeshherë nuk mund të mbulojë të gjitha nevojat tona financiare në moshën e pensionit. Një pension privat ju siguron një burim të shtuar të ardhurash, duke ju lejuar të ruani një nivel jetese të kënaqshëm dhe të mos përballeni me vështirësi financiare.

Fleksibilitet dhe Kontroll

Me një pension privat, ju keni kontroll të plotë mbi kontributet tuaja dhe mund të zgjidhni mënyrën e derdhjes që i përshtatet më mirë nevojave dhe qëllimeve tuaja financiare. Mund të filloni me shuma të vogla dhe të rrisni kontributet tuaja me kalimin e kohës, sipas mundësive tuaja financiare.

Lehtësira fiskale

Kontributi i bërë nga çdo anëtar në Fond zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi. Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e Fondit, gjatë kohës së investimit, nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë fondin dhe as për shoqërinë administruese. Çdo kontribut i derdhur për pension privat është i përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat per punëmarrësin sipas ligjit te ri. Kufiri maksimal mujor, për qëllime të lehtësive tatimore, është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi, që aktualisht është 40,000 lekë në muaj ose 480,000 lekë në vit.

 

Fitimi nga Investimet

Kontributet tuaja në një fond pensioni privat investohen në mënyrë të zgjuar dhe 99% të sigurt, duke qenë se këto të fundit investohen në obligacione shtetërore për të gjeneruar të ardhura shtesë gjatë viteve. Sa më herët të filloni, aq më shumë kohë kanë investimet tuaja për të rritur vlerën, duke ju ofruar një pension më të madh në të ardhmen.

Pavarësi Financiare

Një pension privat ju ndihmon të siguroni pavarësinë tuaj financiare, duke mos u varur plotësisht nga pensioni shtetëror apo ndihma e familjes. Kjo ju jep paqe mendore dhe mundësinë për të shijuar vitet e arta pa shqetësime financiare.

Të menduarit për pensionin nuk është një çështje që duhet të shtyhet për më vonë. Çdo shumë, sado e vogël, e investuar herët në një fond pensioni privat, mund të bëjë një ndryshim të madh në të ardhmen.

Mos e shtyni këtë vendim të rëndësishëm. Filloni të mendoni për pensionin tuaj privat që sot dhe sigurohuni që të keni një të ardhme financiare të qëndrueshme dhe të sigurt.

LEXO EDHE: Pse një fond pensioni privat? Sa i sigurtë është ai?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat