8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetU privuan nga izolimi për shkak të Covid-it, rreth 15% e fëmijëve...

U privuan nga izolimi për shkak të Covid-it, rreth 15% e fëmijëve shqiptarë flenë më shumë se para 2020

Izolimi për shkak të Covid-19 vijon të ndikojë në jetën e fëmijëve, të cilët e gjejnë të vështirë të ndryshojnë zakone që i morën gjatë pandemisë.

Në një studim të fundit, OBSH shkruan se fëmijët filluan të flinin më shuëm gjumë gjatë pandemisë, duke u bërë më pasiv pasi nuk kishin mundësi të dilnin jashtë shtëpisë për të kaluar kohën.

Të dhënat e mbledhura nga ekspertët e Institutit Publik tregojnë se 10,1% e fëmijëve në Shqipëri kanë shtuar orët e gjumit gjatë ditëve të javës, në mungesë të aktivitetit fizik, ndërsa në fundjavë kjo shifër rritet, duke bërë që 14,5% e fëmijëve të shtonin orët që i kalonin duke fjetur.

Mesatarisht, 15% dhe 17% e fëmijëve shtuan kohën e gjumit gjatë pandemisë në ditët e javës dhe fundjavave.

Ndërkohë, mesatarisht, 36% e fëmijëve shtuan kohën e kaluar duke parë TV, duke luajtur video/lojëra kompjuterike ose duke përdorur mediat sociale për qëllime jo edukative gjatë ditëve të javës dhe 34% në fundjavë.

Në krahasim, shkruan OBSH, përqindja e fëmijëve të cilët kanë ulur kohën e tyre rekreative para ekranit ishte shumë më e vogël, nën 10%.

Kjo pamje është vërejtur në të gjitha shtetet anëtare me përjashtim të Shqipërisë për ditët e javës dhe fundjavës (dhe Uzbekistanit), me një rritje prej 22.2%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat