Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Tsikalaria të Hanias. Motori ku udhëtonin dy të rinj, doli nga rruga dhe u përplas me një stacion autobusi.
Si pasojë e ngjarjes u plagos rëndë dhe humbi jetën pasagjeri i mjetit, shtetas shqiptar 18 vjeç.
Në vendngjarje mbeti i plagosur lehtë edhe drejtuesi i mjetit, i cili po merr mjekim në Spitalin e Hanias dhe ndodhet në gjendje shoku.