Shembja e skelës së pallati në Tiranë shkaktoi lëndimin e dy kalimtarëve, përkatësisht Hysen Lavdari dhe Imelda Shkembi në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.
Kalimtarët u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa 70-vjeçari i lënduar ndodhte në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Ju informojmë se pacienti me inicialet H.L. është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientja me iniciale I.Sh. në gjendje shëndetësore stabël, po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor”, njofton Spitali i Traumës.
Inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P. po pyeten në ambientet e Policisë për ngjarjen.